Site icon Telegrafi

Pacolli: Tani të mos flitet për postin e Presidentit

Foto: Arkiv

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Begjet Pacolli ka thënë se tani nuk është momenti të flitet për postin e presidentit.

Pacolli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se është momenti i fundit dhe shpresoj fort që të gjithë liderët politik njëherë e përgjithmonë të lënë anash interesat personale, klanore dhe partiake dhe të kontribuojnë për të mirën e vendit.

Lexoni të plotë postimin e Pacollit:

“Pozicioni i partive politike duhet të ishte i qartë …

Tani mos të flitet  për Presidentin, ne e kemi Presidentin!

Tani është momenti i fundit dhe shpresoj fort që të gjithë liderët politik njëherë e përgjithmonë të lënë anash interesat personale, klanore dhe partiake dhe të kontribuojnë për të mirën e vendit.

Tani më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për unitet dhe punë të sinqertë të të gjithëve”. /Telegrafi/

Exit mobile version