Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë vizitës në Mal të Zi ka zhvilluar një takim edhe me presidentin e këtij shteti Filip Vujanoviq.
Me këtë rast Pacolli ka theksuar se asgjë nuk është e pamundur në marrëdhëniet midis dy fqinjëve, që e respektojnë dhe e vlerësojnë njëri-tjetrin.
”Ne duam të shfrytëzojmë eksperiencën e Malit të Zi për integrimin euroatlantik. Ne duam të shtyjmë përpara zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, të rrisim vëllimin e shkëmbimeve tregtare. Ne jemi të gatshëm të shohim mundësitë e shtimit dhe ndërtimit të rrugëve të komunikimit midis dy vendeve”, ka shkruar Pacolli në Facebook. /Telegrafi/