Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është takuar me presidentin e Burkina Fasos, Roch Marc Christian Kabore.
Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli ka shkruar se Burkina Faso e ka njohur Kosovën menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, dhe se sipas tij kjo është shumë e rëndësishme për avansimin e bashkëpunimit bilateral.
“Diskutimi me presidentin e Burkina Fasos Roch Marc Christian Kaboré, ishte jashtézakonisht miqësor dhe i frytshëm. Burkina Faso e ka njohur Kosovën menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, andaj kjo është shumë e rëndësishme për avansimin e bashkëpunimit bilateral. Burkina Faso ka qenë shembull edhe për shtetet tjera të kontinentit Afrikan që të ndjekin rrugën e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran”, ka shkruar Pacolli./Telegrafi/