Site icon Telegrafi

Pacolli takon Jacques Attali, një nga figurat më me ndikim të politikës franceze

Zëvendëskryeministri në detyrë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, sot ka qëndruar në Paris ku ka takuar Jacques Attali, të cilin e ka falënderuar për qëndrimet e forta që ka mbajtur në favor të Kosovës, duke e quajtur gjenocidin dhe dëbimin e kosovarëve nga regjimi i Milosheviqit, si aktin më të rëndë racist kryer nga koha e Luftës së dytë botërore.

Pacolli në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Attali është njëri nga mendimtarët dhe figurat më me ndikim të politikës dhe shoqërisë franceze, këshilltarin e Presidentit Emanuel Makron.

“Sot qëndrova shkurtër në Paris ku takova Jacques Attali, njerin nga mendimtarët dhe figurat më me ndikim të politikës dhe shoqërisë franceze, këshilltarin e Presidentit Emanuel Makron. Atalli ishte në majët e politikës franceze edhe gjatë Presidentit François Miterani.
E falënderova për qëndrimet e forta që ka mbajtur në favor të Kosovës, « duke e quajtur genocidin dhe dëbimin e kosovarëve nga regjimi i Milosheviqit, « si aktin më të rëndë racist kryer nga koha e Luftës së dytë botërore » Pata mirëkuptimin e tij se ekonomia është faktor kyç në lehtësimin dhe zgjidhjen e shumë konflikteve dhe mosmarrëveshjeve në rajonin tonë dhe në botë. Komunikimi vazhdon…”, ka shkruar ai./Telegrafi/

Exit mobile version