Site icon Telegrafi

Pacolli takohet me homologen e tij nga Sudani, thotë se do të rritet bashkëpunimi mes dy shteteve

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar me homologen e tij nga Sudani.

Pacolli në një shkrim të bërë në Facebook, ka shkruar se me ministren e Punëve të Jashtme të Sudanit, Asmaa Abdalla ka pasur diskutim të shkëlqyeshëm mbi marrëdhëniet e Kosovës me shtetin e Sudanit.

Pacolli ka thënë se përgëzon qeverinë  e re në Sudan për hapat që ka ndërmarrë drejt reformave.

Ai ka shtuar se do të angazhohet që të rritet bashkëpunimi me autoritetet e reja të Sudanit./Telegrafi/

Exit mobile version