Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, e ka paralajmëruar Qeverinë e Kosovës se do ta “padis për grabitje të qytetarëve” në rast se sot në Kuvendin e Kosovës kalon ligji për Trustin Pensional të Kosovës.
Pacolli në një postim në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se Qeveria po përgatit ligje për të vënë dorën mbi paratë e Trustit të pensioneve, sipas tij për të “shpëtuar” buxhetin qeveritar.
Ai thotë se fondi i pensioneve nuk është pronë e qeverisë, por pronë e kontribues-paguesve dhe çdo përpjekje për ndërhyrje është e papranueshme.
“Situata të tilla, ku qeveria ka grabitur qytetarët ka patur në disa raste. Nëse ndodh një gjë e tillë, unë personalisht do të padit Qeverinë për grabitje të qytetarëve”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/