Telegrafi

Pacolli siguron Bahtirin që nuk do t’i bashkohen PAN-it

Sekretari Organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli është takuar me kryetarin e Mitrovicës Agim Bahitiri i cili është edhe zv.president i kësaj partie.

Sipas burimeve të portalit arbresh.info zotëri Pacolli ka siguruar të parin e Mitrovicës se nuk do të bëhet në asnjë mënyrë koalicion me PAN (PDK-AAK-Nisma).

Gjithashtu, sipas po këtyre burimeve zërat për një largim të mundshëm të zotëri Bahtirit nga Aleanca Kosova e Re nuk janë të vërtetë.

Takimi mes dyshes Pacolli-Bahtiri është konfirmuar edhe përmes faqes së Rrahim Pacollit i cili shkruan “Takim pune me zv.presidentin e AKR-së njherit kryetari i komunes së Mitrovices z.Agim Bahtiri diskutuam për proceset politike dhe organizimin e AKR-së”. (sic).