Site icon Telegrafi

Pacolli shumë i shqetësuar

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli është shprehur shumë i shqetësuar me ngjarjet që po ndodhin në mënyrë të vazhdueshme në Kuvendin e Kosovës.

Pacolli, në Facebook ka shkruar se duhet të gjendet zgjidhja urgjente, pasi sipas tij, “filli i hollë që ka mundur të jetë lidhshmëria mes opozitës dhe pozitës definitivisht është këputur”.

Pacolli ka thënë se për të dalë nga kriza duhet që në fillimi të vitit 2017 të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Postimi i plotë i Pacollit:

“Jam tejet i shqetësuar për këtë që po ndodh në Kuvendin e Kosovës!

Konsideroj se edhe ai filli i hollë që ka mundur të jetë lidhshmëria mes opozitës dhe pozitës definitivisht është këputur dhe duhet të gjendet zgjidhje urgjente.

Nëse aktorët politikë të Kosovës kanë ndjenja për popullin dhe shtetin e tyre atëherë duhet (edhe në mes ndërmjetësuesve) të bisedojnë dhe të vendosin:

A) Zgjedhje të parakohshme në fillim te vitit 2017.

B) Opozita të kthehet në Kuvend dhe të bashkëpunojë në mënyrë që proceset të shkojnë përpara.

C) gjatë këtij viti të përkryhen reforma zgjedhore dhe ligji për Presidentin.

Kjo do të ishte një zgjidhje e “mesit të artë” që do t’i konvenonte të gjithëve” (sic), ka shkruar Pacolli.

Exit mobile version