Telegrafi

Pacolli shtroi darkë në shtëpinë e tij për kryediplomatin turk

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shtruar darkë në shtëpinë e tij për ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, i cili ka mbërri sot pasdite në Kosovë.

“Një mbrëmje e bukur në ambient familjar, me Ministrin e punëve të jashtme të Turqisë, mikun tim dhe mikun e Kosovës Mevlut Çavusoglun”, ka shkruar Pacolli në Facebook, transmeton Telegrafi.

Ministrin e Jashtëm turk e ka pritur sot në Aeroportin e Prishtinës ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Lexo po ashtu Ministri i Jashtëm turk arrin në Kosovë, Gërvalla e pret në aeroport

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla dhe homologu i saj turk do të zhvillojnë takim të dielën në orën 09:00, kurse në orën 10:00 do të mbajnë konferencë për media. /Telegrafi/