Vrasja e ish-ushtarit të UÇK-së, e ka prekur edhe kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin.
Ai në një postim në Facebook ka reaguar për këtë rast, duke thënë se është shokuar.
Postimi i plotë i Pacollit:
“I prekur thellë dhe i shokuar nga vrasja makabër e një ish-pjesëtari të UÇK-së. I ndjeri kishte ardhur nga Zvicra për t’u çmallur me familjen dhe atdheun. Si mundet dikush të presë me plumb në kokë dikënd që ka luftuar për lirinë e vendit?
Nuk di çka po ndodh me njerëzit tanë në Kosovë, ku humanizmi, morali e përgjegjësia njerëzore lënë për të deshiruar.
Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Curri! Zoti ua lehtoftë dhimbjen!” (sic), ka shkruar Pacolli.