Telegrafi

Pacolli: Shkalla e investimeve kapitale në Prishtinë vetëm 19%, Përparim Rama kush po t’i bllokon investimet?

Foto: Ilustrim

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka bërë disa kritika në drejtim të kryetarit të Prishtinë, Përparim Rama.

Pacolli thotë se Komuna e Prishtinës këtë vit ka pasur shkallën e investimeve kapitale vetëm 19%, transmeton Telegrafi.

Kësisoj, ajo e ka pyetur kryetarin Rama se kush po i bllokon investimet kapitale.

“Thesari i Kosovës po thotë që këtë vit shkalla e investimeve kapitale është vetëm 19%. Pak llap, pak gollak, pak rrenc e pak manipulant”, thuhet në reagimin e Pacollit.

Ndryshe, sot kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka pohuar se komuna që ai udhëheq është komuna më e mirë lidhur me investimet kapitale.

“Bazuar në raportet financiare, për nëntë mujorin e këtij viti, ne vazhdojmë të jemi komuna më e mirë në Kosovë, lidhur me investimet kapitale, me mbi 93% të realizimit”, ka njoftuar ai. /Telegrafi/