Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli tha se sfida kryesore e tyre është anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në disa organizata tjera ndërkombëtare.
Këto komente Pacolli i bëri në tryezën e organizuar nga PIPS-i me temën “Politika e Jashtme Kosovare: Prioritetet dhe Sfidat”.
Ai shtoi se në rrugëtimin e Kosovës ata përballen edhe me një sfidë tjetër, kundërshtimin e Serbisë ndaj pavarësisë së Kosovës.
Pacolli tha se tani po përballen një agresivitet të paparë nga Serbia.
Kreu i diplomacisë kosovare theksoi se duhet të punojnë dhe lobojnë fort që të punojnë me shtetet që e kanë njohur Kosovën dhe t’i forcojnë marrëdhëniet.
Derisa shtoi se sfidë e kanë edhe lobimin e tek vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, pasi lobimi serb po iu thotë atyre vendeve se Kosova nuk është shtet dhe po u merr shumë kohë derisa po ua shpjegojnë realitetin e krijuar.
Ministri Pacolli tha se sfidë është edhe përfshirja e politikës në shërbimin diplomatik të Kosovës. Pacolli tha se në kuadër të reformave që kanë filluar në MPJ shpejt do ta paraqesin ligjin për shërbimin e jashtëm, transmeton KP.
Sfidë tjetër Pacolli përmendi edhe gradimet, duke thënë se vetëm në dy ditët e fundit janë bërë 80 gradime.
Pacolli foli edhe për dialogun me Serbinë duke thënë se edhe kjo është një sfidë tjetër. Kreu i diplomacisë kosovare tha se është kundërshtues i madh i atyre që thonë se nuk kanë çka bisedojnë me Serbinë.