Site icon Telegrafi

Pacolli: Serbia prodhon lajmin e rremë të radhës, për tërheqjen e njohjes nga Guinea Bissau

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Serbia ka prodhuar lajmin e rremë të radhës për tërheqjen e njohjes nga Guinea Bissau, ndërkohë që Republika e Kosovës ka të akredituar ambasadorin e vet fuqiplotë në këtë shtet.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, tha se “… Serbia, respektivisht Dacic dhe Vucic kënaqen me ‘fake news’ që i shkruajnë vet dhe pastaj i lexojnë ato, nëpër mediat që në mënyrë diktatoriale i kontrollojnë vet”.

Postimi i plotë i Pacollit:

“Serbia prodhon lajme të rreme, ”fake news”, për tërheqjen e njohjes nga Guinea Bissau, ndërkohë që Republika e Kosovës ka të akredituar ambasadorin e vet fuqiplotë në këtë shtet.

Kjo është ajo që po e përsëris në vazhdimësi. Kosova po vazhdon të korrë suksese mbi bazën e fillimit dhe kultivimit të marëdhënieve bilsterale me të gjitha shtetet anekënd botës, ndërkohë që Serbia, respektivisht Dacic dhe Vucic kënaqen me ”fake news” që i shkruajn vet dhe pastaj i lexojn ato, nëpër mediat që në mënyrë diktatoriale i kontrollojnë vet.

Të dëshpëruarit janë edhe qesharakë”, ka shkruar Pacolli, duke i bashkangjitur postimit të tij edhe linkun e Ambasadës së Kosovës në Guinea Bissau. /Telegrafi/

Exit mobile version