Në emisionin “Komiteti Qendror” – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini – kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka folur për raportet e mundshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Rusinë, pas zgjedhjes së Donald Trumpit president i SHBA-ve.
Ai ka thënë se deklaratat e Trumpit lidhur me bashkëpunimin me liderin rus, Vladimir Putin, ka pasur qëllime të fushatës, pasi që në shtetet veriore të Amerikës jetojnë shumë rusë dhe kjo mund ta ndihmonte Trumpin që të votohej nga ky grup.
Pacolli ka thënë se presidenti Barack Obama ishte një udhëheqës i urtë dhe se temperamenti i Trumpit do të ketë më shumë ndikim që ai t’i vendosë për shumë gjëra në vend, përfshirë edhe raportet me Rusinë.
“Jam i bindur se nëse dikush do të marrë një shuplakë, do ta marrë nga Trumpi dhe se Rusia do ta ketë shumë të vështirë me Amerikën e Trumpit”, ka thënë Pacolli. /Express/