Site icon Telegrafi

Pacolli rikujton dy ngjarje të rëndësishme që e presin Kosovën

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka përkujtuar dy ngjarje të rëndësishme që e presin Kosovën në muajt në vazhdim.

Pacolli ka rikujtuar mbajtjen e Asamblesë Gjenerale të Interpolit në Peking e cila do të mbahet nga data 26 deri më 29 shtator e cila do ta trajtojë anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Kreu i AKR-së ka rikujtuar gjithashtu edhe Asamblenë Gjenerale të UNECO-s e cila do të mbahet në nëntor të këtij viti.

Në këtë drejtim ai thotë përmes Facebook-ut se duhet punuar dhe që një gjë e tillë të mos i ruhet fatit.

“Dy ngjarje që nuk duhet të nënvlerësohen: Asambleja Gjenerale e Interpolit në Peking nga 26 deri më 29 shtator që duhët ta trajtojë antarsimin e Kosovēs në Interpol dhe Asambles Gjenerale e UNESCO-s në nëntor të këtij viti. Të punojmë dhe mos ia lëmë fatit!!!”(sic), ka shkruar Pacolli në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version