Zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli ka zhvilluar në Sengeal një takim me presidentin e Chadit, Idriss Deby. Pacolli thotë se Republika e Chadit mbështet fuqishëm Republikën e Kosovës.
Postimi i Pacollit në Facebook:
Në Senegal takova edhe presidentin e Chadit Idriss Dèby. Republika e Chadit është shtet që ka njohur dhe mbështet fuqishëm Republikën e Kosovës andaj Presidentin Deby e falënderova në emër të shtetit tonë. Marrëdhëniet e ngushta me shtetet mike, janë interes nacional i Kosovës. /Telegrafi/