Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj Bashkimit Evropian i cili ka marrë vendim t’i ndajë 7.5 milionë euro ndihma Serbisë shkaku i pandemisë së coronavirusit.
Pacolli përmes një postimi në Twitter ka pyetur nëse edhe Kosova duhet ta kritikojë Bashkimin Evropian për të marrë vëmendjen e Brukselit.
“Bëni krahasimin në mes Shefes së BE-së në Kosovë, Nataliya Aposotolva dhe shefit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizi. A duhet që edhe ne publikisht të themi gjëra të këqija për Bashkimin Evropian që të tërheqim vëmendjen e tyre, sikurse Vuçiq? Këto standarde të dyfishta të Bashkimit Evropian për Kosovën dhe Serbinë, që nga liberalizimi i vizave në pandeminë e COVID-19, do ta dëmtojnë lojën e BE-së këtu”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/
Make the difference btw the @ApostolovaEU in #Kosovo & @FabriziSem in #Serbia. Must we go publicly saying bad things on the #EU to get their attention like Vucic? This double standards by the #EU on #Kosovo & #Serbia from visa liberalization to Covid19 will harm the EU FP here. pic.twitter.com/XC1WLM0qbO
— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) March 21, 2020