Site icon Telegrafi

Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Ka vazhduar debati mes kryetarit të Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, dhe ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Përplasja nisi pasi Peci hodhi një akuzë të rëndë, duke pretenduar se emri i Pacollit figuron në dosjen e vrasjes së njërit prej heronjve më të shquar të historisë së Kosovës.

Pacolli, i indinjuar nga deklaratat e ministrit, iu përgjigj publikisht duke kujtuar marrëdhëniet e tyre të dikurshme dhe duke vënë në pikëpyetje sinqeritetin e Pecit.

Lexo po ashtu I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

“E kuptoni tani korrektësinë dhe sinqeritetin, ose kontraversitetin, e këtyre ‘ministrave’? Ky është një shembull praktik: dikur mbante bluzën me emrin e firmës sime dhe vinte në shtëpinë time, ndërsa tani më quan vrasës. Si mund të kuptohet kjo punë?” shkroi Pacolli.

Akuzat mes tyre nisën pas raportimeve se ministria e Bujqësisë nuk i kishte ndarë subvencione nënave të veja të Krushës, kurse vëllait të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, kishte dhënë grant në vlerë 100 mijë euro./Telegrafi/

Exit mobile version