Site icon Telegrafi

Pacolli i quan neveritëse shpifjet e Daçiqit për tërheqje të njohjeve

Zëvendëskryeministri dhe shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli ka theksuar se Daçiq pas falsifikimeve të mëhershme, të cilat iu kthyen bumerang, paska prezantuar një dokument kushedi ku të përgatitur për gjoja ”tërheqje të njohjeve”.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Daçiq paska vendosur prapë që të vazhdojë shpifjet dhe falsifikimet karshi Kosovës. Pas falsifikimeve të mëhershme të cilat iu kthyen bumerang, ai paska prezentuar një dokument kushedi ku të pregatitur për gjoja ”tërheqje të njohjeve”.

Republika e Kosovës nëpërmjet shërbimit të vet diplomatik mban kontakte të vazhdueshme me të gjitha shtetet e botës dhe në këtë drejtim ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera edhe me Papua New Guinean.

Shpifjet e Daçiqit tanimë konsiderohen neveritëse, veçanërisht pas rastit të Liberisë, Guinesë Bissau, Ganës etj.

Në ditët në vijim nëpërmjet kanaleve diplomatike, do të konfirmohet çdo gjë.

Republika e Kosovës fuqizimin dhe konsolidimin e vet si shtet e ka të pandalshëm deshti apo jo Beogradi.

Exit mobile version