Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanoviç.
Ministri Pacolli ka falënderuar ambasadoren Kapitanoviç për punën e saj dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë në të gjitha fushat. “Me projekte dhe investime konkrete, Kroacia ka ndihmuar Kosovën në forcimin e institucioneve, subjektivitetit ndërkombëtar dhe zhvillimit ekonomik”, ka shtuar ministri Pacolli.
Nga ana tjetër, ambasadorja e Kroacisë, Marija Kapitanoviç, ka theksuar se Kroacia edhe më tutje do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, duke rritur shkëmbimin në të gjitha fushat. Në fund, ministri Pacolli ka falënderuar ambasadoren Kapitanoviç për kontributin në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, duke i uruar suksese në postin e saj të ardhshëm. /Telegrafi/