Telegrafi

Pacolli pritet në takim nga presidenti i Sudanit të Jugut

Ish-presidenti i Kosovës, lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, është takuar me presidentin e Sudanit të Jugut, Salva Kiir Mayardi.

Pacolli, përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar se ky takim është në vazhdën e turneut të tij në Afrikë, ku po takohet me krerë shtetesh afrikane.

“E vazhdova turin tim në Afrikë, në Sudanin e Jugut, ku pata një takim shumë të mirë me presidentin Salva Kiir Mayardi, për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Sudanit të Jugut,” ka shkruar Pacolli, transmeton Telegrafi.

“Pres një kapitull të ri në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Sudanit të Jugut si dy shtetet më të reja në botë”, ka th, ka thënë Pacolli. /Telegrafi/