Site icon Telegrafi

Pacolli prezantoi projektet tij për Prishtinën (Video)

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, ka paraqitur projektet e tij për Prishtinën.

Ai tha se parashohin zhvendosjen e Universitetit të Prishtinës në lagjen ‘Mat’ afër Pallatit të Drejtësisë.

Sipas tij, pretendohet që kampusi të jetë atraktiv për studentë dhe siç tha Pacolli është paraparë që në 200 mijë metra katrorë t’iu ofrohet studentëve kampus të dinjitetshëm.

“Kjo është bërë në konsultim me kompanitë më të mëdha arkitektonike. Kampusi në vetë ngërthen në veti të gjitha fakultetet dhe qendrat e tjera rekreative. Prishtina sot ka nevojë për vendime të mëdha”, tha Pacolli.

Sipas tij, ndërtimi i kampusit të ri universitar do të kushtonte 143 milionë euro.

Pacolli tha se për të rinjtë e qytetin është paraparë edhe ndërtimi i stadiumit të Prishtinës dhe një qendër e madhe koncertale që do t’iu dedikohej artistëve të Kosovës.

Ai ftoi qytetarët që të debatojnë dhe sugjerojnë lidhur me projektet e tij për Prishtinën.

Exit mobile version