Telegrafi

Ugljanin në Prishtinë, Pacolli premton angazhim për të drejtat e boshnjakëve të Sanxhakut

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në Prishtinë kryetarin e Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Pacolli ka thënë se pasi e ka falënderuar për ftesën që Ugljanin i ka bërë atij për të vizituar Sanxhakun, i ka shprehur keqardhje që për arsye tashmë të njohura, nuk ka mundur të merr pjesë në konferencën e Novi Pazarit.

Pacolli më tej thotë se gjatë bisedës me Ugljanin, i ka shprehur mbështetjen atij për avancimin e të drejtave të komunitetit boshnjak në Sanxhak.

“Me z.Uglianin biseduam për gjendjen e komunitetit boshnjak në Sanxhak dhe i shpreha mbështetjen në kërkesat e tyre për avansim të të drejtave konform standardeve tanimë të avansuara ndërkombëtare”, thuhet në postimin e Pacollit./Telegrafi/