Nxënësi nga Kamenica, Gëzim Morina, që merret me inovatori nga energjetika ka marrë sot mbështetje nga kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
Gëzimi, pavarësisht së është vetëm 16 vjeç, ka arritur të krijojë robotë, dronë e transformatorë të ndryshëm, dhe të gjitha këto nga materialet e riciklueshme.
Pacolli tha se ky nxënës meriton të mbështetet në të ardhmen dhe i premtoi se do ta ndihmojë për të ecur përpara.
“Isha shumë kurioz me pa veprat e tij, synimet e tij dhe pash gjëra interesante. Gëzimi ka nevojë për mbështetje. I thash edhe Gëzimit që do të jetë në listën e njerëzve që do t’i ndihmojmë”, tha Pacolli, transmeton KP.