Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli që tashmë janë në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës thotë se fitoren për perspektivën e Kosovës do ta definojë vetëdija e qytetarëve.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli është shprehur i bindur se do të fitojë e drejta dhe se skena politike kosovare është ajo e mbrëmjes së kaluar.
“Skena politike në Kosovë është kjo që e përjetuam natën e kaluar, në orët e vona. Të ecim përpara, do të fitojë e drejta , fitoren për perspektivën e Kosovës do ta definoj vetëdija e qytetarëve. Na priftë e mbara…!”, shkruan i pari i AKR-së.
Ndryshe partia e Behgjet Pacollit ka lidhur koalicion parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.
‘Koalicionit të djathtë’ i është bashkuar edhe partia më e re në vend ‘Alternativa”.