Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, priti në një takim ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, Ivo Šilhavý.
Në kuadër të këtij takimi, Pacolli, dhe ambasadori i Çekisë diskutuan zhvillimet e gjithëmbarshme politike në Kosovë, rajon dhe me gjerë, ndërkohë që vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe përkushtimit dhe vullnetit të dyanshëm ndër-shtetëror për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale.
Mbështetja e mëtutjeshme e Republikës së Çekisë drejt proceseve të integrimit në strukturat euro-atlantike, liberalizimit të vizave, integrimit dhe anëtarësimit të vendit në organizata Ndërkombëtare ishin disa nga temat tjera të bashkëbisedimit, për të cilat Pacolli ka vlerësuar se përkrahja e Republikës së Çekisë është tejet e rëndësishme. /Telegrafi/