Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar pasi në foltoren e Kuvendit të Kosovës është vendosur mbishkrimi “Fitore Pacolli 200.000 euro, Gratë e Krushës 0 euro”.
Ajo e ka mbuluar këtë mbishkrim me një tjetër, “Albana Bytyqi 1 milion euro nga komuna e Rahovecit”.
Këto përplasje në Kuvendin e Kosovës ndodhën duke iu referuar granteve që një familjar i deputetes nga partia në pushtet, Fitore Pacollit, ka përfituar nga Ministria e Bujqësisë e cila drejtohet nga ministri, Faton Peci.