Ministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se ka përmbyllur disa takime të rëndësishme në Hongkong, me synimin hapjen e rrugëve për bashkëpunim me Kinën.
Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se pas përfundimit të kësaj vizite, është nisur për në Kamboxhia.
“Pasi përmbylla disa takime të rëndësishme në Hongkong, me synim çeljen e rrugëve për bashkëpunim të gjithanshëm me Kinën, tani po shkoj në Kamboxhia. Atje do të takohem me personalitete të larta qeveritare të atij vendi”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/