Telegrafi

Vdekja e Nishanit, Pacolli: Do ta kujtoj gjithmonë si njeri të urtë, i respektuar dhe me integritet të lartë

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka ngushëlluar familjarët për vdekjen e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se do ta kujtoj gjithmonë si njeri i urtë, i respektuar dhe me integritet të lartë.

Tutje ka thënë se i ndjeri Nishani do t’i mungoj kombit.

Lexo po ashtu Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

“Sapo mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të mikut tim shumë të afërt, Ish-Presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani. Atë do ta kujtoj gjithmonë si njeri i urtë, i respektuar dhe me integritet të lartë. I bindur që do ti mungon për gjithmonë kombit. Shprehi ngushëllimet e mia familjes Nishani dhe çdo shqiptarit, kudo”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/