Site icon Telegrafi

Pacolli për varrimin e pesë anëtarëve të familjes Sadikaj: Mundohem të mos qaj, por është e pamundur

Në fshatin Sopijë të Suharekës, është zhvilluar ceremonia e varrimit të pesë anëtarëve të familjes Sadikaj, që humbën jetën të dielën në një aksident komunikacioni.

Me këtë rast, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka ngushëlluar familjarët dhe miqtë e familjes Sadikaj.

Postimi i Pacollit:

“Në këto momente është duke u zhvilluar ceremonia e varrimit. Sot është ditë zie në Suharekë, por besoj edhe në tërë Kosovën dhe në zemër të çdo shqiptari. I shprehi ngushëllimet e mia dhe të familjes sime qytetarëve të Suharekës, familjarëve dhe miqëve të familjes Sadikaj. Mundohem të mos qaj, por këtë herë është e pamundur”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/

Exit mobile version