Telegrafi

Pacolli për sulmin ndaj Ollurit: Hienat që sulmojnë natën të nxirren para drejtësisë

Edhe kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, e ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarit kosovar Parim Olluri.

Pacolli ka kërkuar drejtësi dhe siguri për gazetarët dhe mediat në Kosovë.

“Pavarësia mediale nuk duhet ti pengojë askujt, ndërsa hienat që sulmojnë natën duhet të nxirren para drejtësisë për të marrë ndëshkimin e merituar”, shkruan ndër tjerash kreu i AKR-së në Facebook.