Site icon Telegrafi

Pacolli pas votimit të Projektligjeve për transformimin e FSK-së: Jetësuam amanetin e shumë brezave

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli tha sot se Kosova shënoi një hap të rëndësishëm dhe se votimi i tri projektligjeve për transformimin e FSK-së është jetësim i amanetit të shumë brezave.

Pacolli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se uniteti politik që u reflektua sot në Kuvend është lajm i jashtëzakonshëm për të ardhmen.

“Ushtria e Kosovës dhe shteti ynë është jetësim i amanetit të shumë brezave. Urime Kosovë. Shteti ynë shënoi një hap të rëndësishëm drejt forcimit të vet.  Uniteti politik që u reflektua sot në Kuvend është lajm i jashtëzakonshëm për të ardhmen tonë.  Ne jemi bashkë kur është në pyetje Kosova”, shkruan Pacolli. /Telegrafi/

Exit mobile version