Telegrafi

Pacolli pas takimit me Ramën: Mesazhi i tij ishte i qartë, Shqipëria fuqishëm qëndron në krah të Kosovës

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka pritur sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama i cili është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë.

Pacolli ka shkruar në Facebook, se me Ramën kanë diskutuar për situatën në veri të Kosovës.

“Vizita e kryeministrit shqiptar, në këtë moment delikatë është shumë e nevojshme dhe Kosova duhet të shfrytëzoj këtë për forcimin e lidhshmërisë, në çdo aspekt me Shqipërinë”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë:

Në vizitën e tij të parë në Kosovë pas formimit të qeverisë së re, pata nderin të pres Kryeministrin shqiptar, z. Edi Ramën me kolegë, me të cilin diskutuam mes tjerash edhe për situatën në veri të Kosovës. Vizita e Kryeministrit shqiptar, në këtë moment delikatë është shumë e nevojshme dhe Kosova duhet të shfrytëzoj këte për forcimin e lidhshmërisë, në çdo aspekt me Shqipërinë.

E falënderova për vizitën dhe mbështetjen e tij për vendin tonë. Biseduam për nevojën e madhe të funksionalizimit të të gjithë mekanizmave paqësor në mënyrë që të ç ‘tensionohet situata në veri dhe t’i hapet rrugë dialogut. Mesazhi i sotëm i Kryeministrit Rama ishte i qartë se Shqipëria fuqishëm qëndron në krah të Kosovës, në secilën variante që garanton zgjidhje të problemit duke mos rrezikuar jetën e qytetarëve, që garanton lëvizjen e lirë dhe ruan integritetin territorial të vendit. /Telegrafi/