Telegrafi

Pacolli parasheh rritje ekonomike mbi 7%

Ata kanë bërë shpalosjen e programi i tyre i cili ka katër shtylla kryesore, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, kthimi i etikës dhe moralit në etikën kosovare, siguria dhe shtrirja e sovranitetit dhe globalizimi i Kosovës që do të thotë inkuadrimi i Kosovës në OKB dhe në mekanizmat tjerë ndërkombëtar.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, tha se në programin e tyre kanë paraparë rritje ekonomike mbi shtatë për qind në vitin e parë të qeverisjes. Sipas tij, me rritjen ekonomike do të krijohen fonde për rritjen e pagave. /Telegrafi/