Biznesmeni Behgjet Pacolli sërish ka reaguar për rastin e Liridona Murselit.
Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se nuk ka mundur të marrë pjesë në rivarrimin e saj pasi ndodhet jashtë Kosovës.
Megjithatë, ka shtuar se do t’i takojë familjarët e të ndjerës, posa të kthehet.
“Familjes së Liridonës iu desh të kalonte sot një tjetër dhimbje nga rivarrimi i saj në rrethanat tragjike. Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjës sime janë me familjen e Liridonës që duhet të vuajë dhimbjen e një krimi të tmerrshëm dhe me fëmijët e saj që ishin aq shumë të lidhur me nënën e saj dhe nuk ishin të pranishëm sot”.
“Unë nuk munda të marr pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit të Liridonës, sepse jam në një vizitë në lindjen e larget, familjaret e bashkëpuntorët e mi vazhdojnë të qëndrojnë afër familjes së Liridonës dhe pas kthimit kjo vlen edhe për mua)”.
“Unë dhe familja ime e kemi njohur personalisht Liridonën dhe kishim një miqësi të mirë me të, ajo do të jetë gjithmonë në kujtesën tone”.
“U prehtë në paqe Liridona dhe familja e saj të gjejë forcën për të kapërcyer dhimbjen”, shkroi Pacolli.