Megjithëse të hënën ishte shtyrë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për politikën e jashtme në mungesë të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, sot kjo seancë po vazhdon punimet por pa pjesëmarrjen e Pacollit.
Ministri i Jashtëm kishte kërkuar nga Kuvendi që kjo seancë të shtyhet për një ditë tjetër për shkak të agjendës së tij.
Ndryshe, seanca e jashtëzakonshme ka filluar në ora 10:00 dhe po diskutohet për politikën e jashtme.
Në këtë seancë deputetët kanë kritikuar përfaqësuesit e politikës së jashtme se nuk kanë kredibilitet në prezantimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/