Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se zgjedhja e Hashim Thaçit president është bërë në përputhje me Kushtetutën, lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, është i bindur se atij i është marrë padrejtësisht mandati i Presidentit nga Kushtetuesja.
“Shihet qartë që ka qenë një gjë e përgatitur. Tash mua më jepet një dyshim që ky instrumentalizim për me u zgjedh Presidenti në kohen kur jam zgjedh unë, ka qenë lojë. Ka qenë një gjë e orkestrueme”, tha Pacolli, në emisionin Rrokum Roll të TV Rrokum.
“Kam ardh t’i ndihmoj Kosovës, e jo me ba krim e as me vjedh. Unë e dua vendim tim e qytetarin tim”, tha ai, duke shtuar se kur ka ardhe ai ka qenë i vetmuar. “Nuk kam pasë organizatë nëntokësore e komandanta për me m’ndihmue”.
Ai tha se duke e parë përgjigjen e Kushtetueses në kerkesën e opozitës për kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Thaçit President, “qysh po shihet, ka qene e lehtë për të me u ba President”.
“S’besoj qe zotni Thaçi ka të bëjë shumë me këtë vendim. A ka ndikue ai, a dikush tjetër … nuk e di”, tha ai.
Pacolli tha se është në gjendje ta marrë drejtimin e Qeverisë, duke thënë se me këtë formë të qeverisjes, Kosova po shkon drejt falimentimit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=xV21xXnrO6E