Site icon Telegrafi

Pacolli: Nuk bëra marrëveshje me Listën Serbe për bllokimin e demarkacionit

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ka mohuar të jetë marrë vesh me autoritetet e Serbisë që të bllokohet demarkacioni derisa të përfundojnë zgjedhjet për kryetar të Beogradit.

Pacolli ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është një përpjekje e ulët që ta akuzohet se ka sabotuar votimin e demarkacionit dhe për këtë ka bërë marrëveshje me serbët.

“Derisa unë po qëndroj në Japoni, po lexoj disa tituj se gjoja unë në marrëveshje me serbët paskam sabotuar votimin e marrëveshjes së demarkacionit! Sa e ulët është kjo!!!! Dikush po gënjen qëllimkeqshëm. E vërteta është se unë thjesht kam treguar për informatën (qe serbët, të mërkurën nuk do të votojnë), në mënyrë realiste, pa folklorizëm”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/

Exit mobile version