Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka njoftuar se janë mbledhur mbi 11 mijë euro për familjen Ademaj në Pejë, e cila ditën e shtunë nga vërshimet ka humbur dy anëtarë të familjes.
Pacolli ditën e diel ka hapur një “GoFundMe”, ku qytetarët mund të japin kontributin e tyre për familjen e Ademaj, transmeton Telegrafi.
“Sapo kam hapur një GoFundMe për të ndihmuar së bashku edhe financiarisht sado pak familjen Ademaj. U bëj thirrje politikanëve, biznesmenëve dhe të gjithëve me zemër dhe mundësi për të kontribuar. Çdo euro do të thotë shumë për familjen. Zoti ju shpërbleftë”, kishte shkrua ai në Facebook.
Nga vërshimet e së shtunës, humbën jetën një grua bashkë me djalin e saj pesë vjeçar, po ashtu u shkaktuan edhe dëme të shumta materiale./Telegrafi/