Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, i ngushëlluar familjes dhe të afërmit dhe kolegët e shkrimtarit dhe gazetarit Ragip Sylaj, i cili ndërroi jetë sot.
Pacolli e cilësoi Sylajn si gazetar të dëshmuar, shkrimtar të veçantë dhe punonjës të dalluar
“Me pikëllim të thellë e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të një zyrtari të MPJ-së dhe kolegut tonë të përkushtuar, të përgjegjshëm dhe shumë të respektuar tashmë të ndjerë, z.Ragip Sylaj.
Daja siç e quanin kolegët e miqtë e tij të afërt do të përkujtohet gjithmonë si një njeri me virtyte të larta njerēzore.I heshtur, i qetë, me plot energji pozitive dhe gjithmonë me humor të mirë.
Puna dhe veprat e tij si gazetarë i dëshmuar, shkrimtarë i veçantë dhe punonjës i dalluar do të mbesin frymëzim dhe shembull për të tjerët.
Zoti e shpërbleftë me Parajsë Shpirtin e Tij. Ngushëllimet më të thella Familjes, të të afërmëve dhe kolegëve nga Ministria”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/