Telegrafi

Pacolli: Në vitin 2013 refuzova takimin me Donald Trump (Video)

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli nuk e ka fshehur gëzimin, por as pritjet e tij, tash kur SHBA-të do të drejtohen nga republikani Donald Trump, gjatë katër viteve të ardhshme.

Pacolli në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit ka thënë se presidentin e porsazgjedhur amerikan dhe familjen e tij i njeh personalisht, ndërsa beson fuqishem se Trump, vetëm sa do ta forcojë bashkëpunimin mes SHBA-ve dhe Kosovës.

Sipas tij qytetarët e Kosovës nuk kanë arsye të kenë frikë se do të mbesin jashtë agjendës së Washingtonit.

“Ai në atë kohë ka qenë mbështetës i madh i pavarsisë së Kosovës dhe këtë doktrinë ai do ta forcojë edhe më tepër. Ai e do një Kosovë të pavarur 100%”, tha Pacolli.

Pacolli iniston se Trumpin e ka takuar me herët, ndërsa tregon se Presidenti i ardhshëm nuk ka nostalgji për serbët.

Diskursi i Trump, sipas Pacollit, do të ndryshojë dhe se ato deklaratat për raportet me Rusinë, për myslimanët dhe emigrantët janë asgjë më shumë se pjesë e fushatës elektorale.

Madje, kreu i AKR-së ka rrëfyer një rast kur ka refuzuar një takim me Trumpin në vitin 2013 në New York.

“Ka qenë në vitin 2013, isha i angazhuar tërë ditën me takime të tjera për njohjen e Kosovës, dhe preferova të anuloj takimin me Trump. Për ta realizuar një takim tjetër me të, bashkpunëtorët e ma zënë për të madhe këtë gjë. Për mua çdo herë ishte me rëndësi Kosova dhe takimi me Trump ishte për shkak biznesi, por preferova të merrem me vizitat për shtetin e Kosovës”, tha ai.

Pacolli nuk e ka përjashtuar mundësin që të tentoi ta sjell për vizitë Trumpin në Kosovë megjthëse shton se këtë do ta bëntë sigurt nësë do të ishte president. /RTV Dukagjini-Telegrafi/