Telegrafi

Pacolli në turne lobimi në Afrikë

Në kuadër të këtij turneu, zëvendëskryeministri Pacolli, sipas agjendës do të vizitojë Guinenë Ekuatoriale, Togon, Republikën Demokratike të Kongos dhe Kamerunin, thuhet në njoftimin e lëshuar nga zyra për Informim e zv.kryeministrit.

Sipas njoftimit, Pacolli do të takohet me krerët më të lartë shtetëror të këtyre shteteve me qëllim të formalizimit të njohjeve për Republikën e Kosovës.

Pasi edhe më herët kishte zhvilluar disa vizita në këto vende, Pacolli pret rezultate konkrete në shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e Kosovës nga kontinenti afrikan. /Telegrafi/