Site icon Telegrafi

Pacolli në Gjilan: Brenda dy vitesh do të kemi rritje ekonomike prej tetë për qind

Behgjet Pacolli u prit sot në Gjilan nga qindra simpatizantë e përkrahës të Aleancës Kosova e Re, të cilët kishin shkuar për t’u njoftuar nga afër me kandidatët e partisë për deputetë.

Në fjalën e tij para qytetarëve, presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, tha se koalicioni me LDK-në e Alternativën është bashkim i natyrshëm.

“Koalicioni ynë do te krijojë mundësi punësimi dhe rritje ekonomike. Ne do të arrijmë rritje ekonomike prej tetë për qind qysh në dy vitet e para të qeverisjes. Kjo do të krijojë rreth 70 mijë vende të reja pune”, ka theksuar, duke treguar për planet e krijimit të tri platformave agro-ekonomike.

“Qe tani kam filluar kontaktet me kompani globale: me tri brende të rëndësishme evropiane, brende me të cilat ne do të prodhojmë ushqim dhe do të jemi pjesë e eksportit dhe rrjedhimisht ta zvogëlojmë importin”, ka shtuar ai.

Pacolli nënvizoi në programin e AKR-së, është edhe mbrojtja e mjedisit, ndërsa shtoi se në listën e tyre 45 për qind janë gra dhe 65 për qind të rinj. /Telegrafi/

Exit mobile version