Telegrafi

Pacolli në ceremoninë e inaugurimit të Trumpit (Foto)

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit SHBA, Donald Trump.

Pacolli kishte thënë se është i vetmi kosovar, që ka marrë ftesë zyrtare për të qenë pjesë e ceremonisë së inaugurimit të Trumpit, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Pacolli nga SHBA-të: Jam i vetmi i ftuar në inaugurimin e Trumpit

Në pamjet e transmetuara nga rrjeti televiziv CNN, Pacolli shihet në mesin e pjesëmarrësve të shumtë në këtë manifestim, duke qëndruar në këmbë. /Telegrafi/