Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se tanimë gjendet në Budva të Malit të Zi.
Arsyeja e kësaj vizite, siç ka thënë Pacolli është përfaqësimi i Republikës së Kosovës në takimin e ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor WB6.
“Sapo kam arritur në Budvë të Malit të Zi, ku do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në takimin e ministrave të jashtëm të Ballkanit perëndimor WB6. Integrimi evropian i rajonit tonë dhe shtyrja përpara e procesit të Berlinit është tema kryesore e këtij takimi”, ka shkruar Pacolli në Facebook. /Telegrafi/