Telegrafi

Pacolli në audiencë te Papa Françesku në Vatikan

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet  Pacolli ka takuar sot Papa Françeskun në Vatikan.

Pacolli ka thënë se Papa Françesku e ka pritur atë bashkë me bashkëshorten e tij, Mashen, në një audiencë në Vatikan, transmeton Telegrafi.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ishte nder dhe privilegj ta përfaqëson shtetin tonë të ri tek Papa Françesku.

Postimi i Pacollit:

“Sot Ati i Shenjtë Papa Françesku, më priti bashkë me bashkëshorten time Mashen, në një audiencë në Vatikan.
Ishte nder dhe privilegj të përfaqësoj shtetin dhe popullin tonë, sot tek Papa Françesku.
Gjatë diskutimeve të përzemërta, ne evokuam marrëdhëniet e mira tradicionale dhe kontributin e Selisë së Shenjtë në Kosovë gjatë historisë sonë të trazuar dhe përballë sfidave të tanishme socio-ekonomike.
Unë shpreha në emër të popullit të Kosovës vlerësimin për mbështetjen e Papa Françeskut ndaj Kosovës. Ne diskutuam për rëndësinë e vazhdimit të angazhimit tradicional midis Kosovës dhe Selisë së Shenjtë. Papa Françesku shprehu afërsinë e tij me tërë popullatën e Kosovës dhe lutjet e tij për paqe tolerancë dhe harmoni multietnike dhe fetare ndërmjet popujve.
Ne jemi të bekuar me miqtë tanë dhe jemi shumë të nderuar për vëmendjen që Papa Françesku i jep Kosovës dhe qytetarëve tanë.
, ka shkruar Pacolli në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/