Telegrafi

Pacolli ndjehet i pafuqi në Qeveri

“Po mundohem të bëjë një përmbledhje në komentet e miqve në këtë kontekst. Ishte vonë, kur i lexova gati të gjitha, ishte ora 01.00 e mëngjesit. Unë kam aq respekt për të gjithë, sa që shkrimet ti bëjë vet e jo ndonjë këshilltar siç dikush aludon. Më tutje, më brengos situata e krijuar se në mbledhjet e qeverisë vendimet merren me miratimet e ministrave. Ne të AKR-së jemi shumë pak për të marrë ndonjë vendim në favor të programit tonë ekonomik i cili është i vetmi që do ti garantonte Kosovës rritje ekonomike mbi 8 për qind”, transmeton indeksonline shkrimin e Pacollit në Facebook.

Së këndejmi, indirektë Pacolli ka ftuar qytetarët e Kosovës që në zgjedhjet e ardhshme të radhitën përkrahë AKR-së.

“Ne të AKR-së e kemi të pamundur të shtyjmë përpara idenë dhe programin tonë pasi që neve na mungon forca politike. Këtu qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm që me votën e tyre të bëjnë zgjedhjen e duhur për vetën dhe fëmijët e tyre”.

Ai pretendon se programi i AKR-së është program për komunitetin e jo për përfitime personale, klanore, partiake etj. /Telegrafi/