Site icon Telegrafi

Pacolli: Ndërrimi i trasesë së Autostradës së Gjilanit privon qasjen e qytetarëve të Gollakut

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ndërrimi i trasesë së autostradës privon qasjen e një pjese të madhe të Gollakut nga qasja në këtë rrugë.

Ai në rrjetin social Facebook ka shkruar se qytetarët e asaj pjese duhet ta kenë këtë rrugë, që përveç se do t’u shërbejë njerëzve që jetojnë atje, do jetë edhe nxitje e madhe e kthimit të popullatës që tani janë duke u braktisur atë zonë.

“Ndërrimi i trasesë së autostradës privon qasjen e një pjese të madhe të Gollakut nga qasja në këtë rrugë.

Në kohën e qeverisjes 2011-2014, është paraparë zgjerimi i rrugës ekzistuese në katër korsi, nga Veterniku drejt pallatit të drejtësisë, në pjesën e majtë të Liqenit, Suteskë, Slivovë, Llabjan, Bresalc, Gjilan.

Qytetarët e asaj pjese duhet ta kenë këtë rrugë, që përveç se do t’u shërbejë njerëzve që jetojnë atje, do jetë edhe nxitje e madhe e kthimit të popullatës, që tani janë duke u braktisur atë zonë.

Ndërtimi i kësaj rruge ka qenë pjesë e një dakordimi edhe me kryeministrin kur është formuar qeveria e Kosovës. Për shkak të angazhimeve të mija jashtë vendit, fatkeqësisht është devijuar traseja krejtësisht në drejtim tjetër dhe Gollaku ka mbetur i privuar nga e drejta për të pasur qasje në infrastrukturë moderne rrugore.

Shpresoj shumë që kryeministri do të ndërmarrë masa urgjente për evitimin e këtij dëmi që po i bëhet Gollakut por edhe buxhetit të Kosovës, duke pasur parasysh se rindërtimi i rrugës, në trasenë e lartpërmendur do të kushtonte shumë më lirë se sa andaj kah është planifikuar”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version