Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli me anë të një postimi në Facebook ka kujtuar 20 vjetorin e sulmit të NATO-s ndaj forcave serbe.
24 marsi i vitit 1999 sipas Pacollit është njëra nga ditët më të lumtura të jetës së tij.
Postimi i Pacollit:
“Sot 20 vjet më parë, NATO fillon sulmin ajror kundër forcave serbe në ish-Jugosllavi. Një nga ditët më të lumtura të jetës sime. Mirënjohës për jetë!”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/