Site icon Telegrafi

Pacolli merr titullin Doctor Honoris Causa në Bangkok

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli sot ka marrë titullin Doctor Honoris Causa nga Universiteti “Budhi Sastra” në Bangkok.

Lajmin e ka bërë të ditur, Pacolli përmes rrjetit social Facebook.

“Sot, Universiteti BudhiSastra në Bangkok më dha titullin Doctor Honoris Causa, bazuar në vendimin e tyre në aktivitetin tim humanitar në arenën ndërkombëtare.

Unë jam krenar për respektin që tregoi ky komision për mua”, ka shkruar Pacolli, përcjell Telegrafi.

Exit mobile version